SA ËSHTË KOHËZGJATJA E TRANSPORTIT?
Porosia juaj do të arrijë brenda 48 orëve në Kosovë ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoni brenda 5 dite nga momenti që ju keni pranuar konfirmimin e porosisë.
SA ËSHTË ÇMIMI I TRANSPORTIT?
Për çdo porosi online në Smartshop transporti është falas për në Kosove ndërsa Shqiperi dhe Maqedoni transporti eshte 3euro. Në rast të ndërrimit të produktit duhet të bëhet pagesa e postës prej 2 eurosh për shërbim.
SI BËHET PAGESA?
Ju mund të zgjedhni një nga 1 mënyrat e pagesës për porosinë tuaj: Paguani me para në dorë, aty për aty, në momentin kur ju pranoni porosinë tuaj
SI TË SIGUROHEM SE ËSHTË MADHËSIA E DUHUR?
Nëse jeni në dyshim nëse po porosisni produktin me madhësinë e duhur, ju lutemi referojuni “Udhëzuesit” poshtë çmimit të produktit, në të cilin mund të shikoni madhësinë e shprehur në centimetra si dhe udhëzime se si ta bëni matjen e duhur.
SI BËHET KTHIMI I PRODUKTIT?
Brenda 7 ditëve ju mund ta ndërroni produktin e blerë online me një produkt tjetër brenda vlerës së shpenzuar ose me një produkt me vlerë më të lartë, por duke shtuar diferencën e çmimit, ne rastet kur: Keni porositur madhësinë e gabuar të produktit Keni pranuar madhësinë e gabuar të produktit Keni pranuar produktin e dëmtuar ose me defekt Keni pranuar produktin e gabuar Produkti nuk është ashtu siç duket në website apo siç është përshkruar Produkti duhet të jetë me paketimin origjinal, i pa përdorur, me etiketë të pa dëmtuar, pa shenja gërvishtjeje dhe me të gjithë aksesorët e produktit dhe të paketimit. Produktin mund ta ndërroni përmes shërbimit postar me cmim prej 2 eurosh, apo edhe ta sillni atë fizikisht në dyqanin tonë në Gjakove. Ndërrimi i produktit mund të bëhet në afat kohor prej 1 javë nga momenti i pranimit të porosisë. Gjithashtu duhet të na thoni arsyen përse ju e ndërroni në mënyrë që ne të përmirësohemi më tej në shërbimin tonë.
MBROJTJA ME LIGJ DHE DETYRIMET TONA
Ne jemi një subjekt i regjistruar në dosjet e Agjensisë së Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë dhe gëzojmë të gjitha të drejtat e autorit në bazë të ligjeve në fuqi. Gjithashtu ne paguajmë të gjitha detyrimet tona si kompani. Kështu serioziteti jonë nuk limitohet vetëm në faqen e internetit por edhe në rregullat e bizneseve në Kosovë. Përveç të drejtës së autorit, ju pranoni edhe kushtet e garancisë që ne kemi. Gjithashtu ne kemi detyrim ndaj jush vetëm për çështjet që ne specifikojmë në faqen tonë me kushtet që ne japim. Këto kushte mund të ndryshojnë me kalimin e kohës edhe pa u njoftuar, por asnjëherë nuk do ju fshihen apo manipulohen.